Botë

Rama: Lobimi për Kosovën detyrim i patjetërsueshëm i Shqipërisë

03.10.2015 17:57

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përfunduara vizitën e tij zyrtare në SHBA ku mori pjesë për disa ditë me radhë në samitin e organizuar në Nju York, në kuadër të asamblesë së OKB-së...

Sa i përket fjalës në Asamblenë e Përgjithshme, kryeministri shqiptar Edi Rama shpjegon përse në fjalën e mbajtur në OKB këmbënguli për njohjen e Kosovës.
 
Ai tha se ishte një detyrim i patjetërsueshëm për të kërkuar njohjen e Kosovës.
 
Rama tha gjithashtu se Qeveria shqiptare do të organizojë samitin e parë të diasporës, në të cilin pritet të ftohen njerëz nga gjithë diaspora shqiptare në Amerikë ose Europë.