Botë

NASA publikon foto, Uragani Joaquin nga hapësira, tashmë mbi Bahamas

03.10.2015 19:32

NASA ka lëshuar një fotografi, ku shfaqet uragani Joaquin dhe mënyra sesi ai duket nga hapësira...

Në këtë mënyrë, NASA edhe mund të masë sasinë e rreshjeve të shiut nga satelitët e saj, për të analizuar më pas edhe dëmet që do të shkaktojë ai.
 
Uragani i kategorisë 4, tashmë është pozicionuar mbi Bahamas. Radarët shfaqin pamje të stuhisë, e cila mund të zhvendoset horizontalisht.
 
“Radarët tanë mund të na japin pamje të qarta të strukturës së stuhisë, mund të marrim informacione të sakta për sjelljen që ajo do të ketë dhe sigurisht që tani parashikojmë intensifikim të fuqisë së saj” tha doktor Scott Braun, shkencëtar i NASA-s.
 
“Tani për tani, Joaquin është mbi Bahamas dhe duket i qetë por situata do përkeqësohet” shtoi ai.
 
Duke studiuar aktivitetin dhe presionin e sistemeve në Veri, lindje dhe perëndim të uraganit, dr,Braun tha se është e vështirë të parashikohet saktësisht se ku do të drejtohet stuhia e fuqishme./OraNews