Maqedoni

Me diell dhe me vranësira mesatare

04.10.2015 12:03

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira ndërsa pasdite në pjesët perëndimore të vendit do të ketë vranësira të rritura me reshje të dobëta të shiut...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri 11 gradë, ndërsa e ditës prej 22 deri 27 gradë.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me vranësira mesatare, ndërsa pasdite pritet rritje e vranësirave.
 
Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.
 
Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth nëntë gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri në 25 gradë.
 
Gjatë javës së ardhshme moti kryesisht do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me reshje të përkohshme të shiut, përveç të martën kur moti do të jetë stabil dhe i thatë./MIA