Maqedoni

Gjendja e rrugëve

04.10.2015 12:29

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata....

Nga SHA Granit njoftojnë se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore prej 01.09.2015 deri më 30.11.2015 rruga shtetërore A3, aksi Manastir - Makazi, faza e parë nga qarkorja afër pompës së benzinës Lukoil deri te qarkorja për f. Rotino, do të mbyllet për komunikacion, ndërsa komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugën e vjetër Manastir - Resnjë.
 
Rikahëzimi do të shënohet me shenja adekuate rrugore, në pajtim me Projektin themelor rrugor për regjim të përkohshëm të komunikacionit.
 
Shoqëria ndërtimore "Granit" SHA Shkup (seksioni Shën Nikollë - Shtip) kryen punë ndërtimore në rrugën magjistrale A4 Shën Nikollë-Shtip nga 26+396,00 deri 47+107,00 km.Komunikacioni tërësisht  është mbyllur deri në përfundimin e tërësishëm të aktiviteteve (në periudhë 2 vjeçare) në pjesën km 28+520 (Shën Nikollë) deri në km 38+500 (unaza ekzistuese Kadrifakovë) me orientim të komunikacionit drejt rrugës rajonale P1204.
 
Në aksin rrugor A1 Gradsko - Prilep prej 26.09.2015 po kryhen punë në rrugë (grithje e asfaltit me maikën) prej 33 deri 38 km. Është vendosur sinjlizim adekuat rrugor, ndërkaq do të punohet gjatë shtatë ditëve në vijim prej 07:00 deri në orën 15:00.
 
Për shkak të kryerjes së punëve në urat dhe asfaltimin e aksit rrugor Veles-Shkup (nga Shtipi deri te tuneli në Katllanovë) komunikacioni zhvillohet nëpër një korsi, për çka është vendosur sinjalizimi adekuat i komunikacionit.
 
Për shkak të kryerjes së punimeve në rrugën shtetërore A3, pjesa Veles-Kadrifakovë, komunikacioni po zhvillohet nën regjim kohor të komunikacionit siç vijon:
 
- nga fundi i korsisë së tretë (deponia Veles) deri në f.Llozovë dhe
 
- nga f.Llozovë përmes f.Saramzalinë, deri në pjesën Kadrifakovë.
 
Në të gjitha këto drejtime rrugore për kryerjen e punëve ndërtimore është vendosur sinjalizim adekuat i trafikut.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mestar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë. 
 
Shërbimi për ndihmë dhe informata në rrugë (02) 15 555./MIA