Maqedoni
Fushata e shtatë "Përpara rozë 2015-hapa kundër kancerit të gjirit"
04.10.2015 12:59
Në kuadër të Fushatës së shtatë tradicionale për luftë kundër kancerit të gjirit, të quajtur si "Përpara rozë 2015-hapa kundër kancerit të gjirit", sot në Shkup do të mbahet shëtitje rozë...

Mbi 1.500 pjesëmarrës do të shëtisin tre kilometra dhe do të dërgojnë porosi për rëndfësinë e diagnozës së hershme të pacientëve, si parakusht themelor për fitore ndaj kancerit të gjirit.
Në shëtitje, do të marrin pjesë të gjithë qytetarët e Maqedonisë, përfshirë edhe pjesëmarrje të organizuar të mbështetsëve të "Borka"-s nga Strumica, Kumanova, Shën Nikolla, Shtipi, Velesi, Ohri, Prilepi, Kavadari, Manastiri, Makedonska Kamenica, Makedonski Brodi dhe Tetova.
Në shetitje, siç informojnë nga "Borka", do të apsopjë hepening muzikor me qëllim që t'u mundësojë njerëzve, d.m.th. luftëtarëve kundër kancerit të gjirit që të afrohen, të shoqërohen dhe ta festojnë jetën.
Fushata për luftë kundër kancerit të gjirit është organizuar nga shoqata "Borka-për çdo ditë të re", në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë./MIA
