Maqedoni

Përfaqësimi i femrës në biznes, femrat shqiptare, vetëm 2%

04.10.2015 13:33

Biznesi vazhdon të trajtohet si sektor ku mbisundon gjinia e fortë. Femra shqiptare në sektorin e biznesit është shumë pak e përfaqësuar. Femra në krye të ndërrmarjeve të mëdha, janë vetëm 2% tregojnë statistikat...

Edhe pse në shumë raste biznesi përfaqësohet nga femrat, në realitet ata që udhëheqin me biznesin janë meshkujt thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperendimore.
 
Fatmir Bytyqi , drejtori ekzekutiv I OEËMVP-së, thotë se tashmë është formuar grupacioni I femrës sipërmarëse e cila ka për detyrë të bëjë stimulimin dhe promovimin e konceptit të femrës sipërmarëse në shoqërinë shqiptare.
 
“Në përgjithësi në gjithë tregun të  prej numrit total të kompanive  të regjistruara në maqedoni sillet rreth 70 mijë të regjistruara  kjo pëqindje është shumë e ulët diku rreth 2% mundëtë themi që udhiqen nga femrat në Maqedoninë Veriperindimore që kap rajonin nga Kumanova deri në Manastir që është një nivel shumë i ulët . Edhe si pasojë e kësaj jemi munduaR që në vitet në kalim por edhe tani të stimulojmë  që femra sipërmarëse ta mer vendinë  aty ku duhet. Por ka edhe një fenomen tjtër  që mundë të kemi kompani të cialt realishtë janë femrat ato që udheqin biznesin por janë meshkujtë  të cilët e përfaqësojnë biznesin. Dhe ne këtë fenomen duam që ta eliminojmë”, tha Fatmir Bytyqi, drejtor ekzekutiv i OEVP.
 
Por edhe pse me një përqindje të vogël femrat janë të kyqur në sektorin e biznesit, kompanitë të cilët i menaxhojnë ato, janë shumë të sukseshme. ato nuk e kanë pasur të lehtë por kanë ditur me suksesin etyre të tregojnë sefemra mundet të udhëheqë ndërrmarje të suksesshme. 
 
“15 vjecare kamë filluar të kycem në biznes e kam pasur pasionë . Kam qenë dora e djathtë e babait tim  dhe me gjithë perpipecitë dhe vështirësitë  kemi filluar bashkë me babin ,  mirpo të themë drejtë unë ja dola së pari e binda prindërit se do ta bëjë këtë punë,  dhe pas një periudhe fillova të jem edhe unë  kyce në biznes dhe i mora gjithë ata rendësitë e biznesit . Para 7 viteve i ati më ndëroi jetë dhe tashë për tashë unë jamë udhëheqëse e kompanisë”, tha Merita Ramadani –Alimi, pronare e “Agrocorporata-m”.
 
“Në vitin 2003 normal nuk është një kohë shumëé gjatë por edhe e shkurtë, pata shumë vështirësi si femër sepse të gjithë më shikonin me një sy tjtër mendojnë se në krye të biznesit duhet të jetë një mashkull sidomos me gjininë mashkullore përshkak se për ato i shte apsurdë ishtë që një femër të udhheq një biznis  por unë asaj punë nuk i kushtova rëndësi shumë unë vazhdova punën time me shumë pengesa por më në fundë ia dola”, tha Gëzime Fejzi, pronare e qumshtores “Fejzi”.
 
Në të ardhmen pritet që të rritet përqindja e femrave shqiptare që drejtojnë bizneset e tyre.
 
Historitë e vajzave dhe grave që I treguan botës mashkullore se edhe gjinia e butë di të drejtojë biznese, ndoshta do të kontribuojnë që edhe femra të tjera të fillojnë të mendojnë të vihen në krye të ndërrmarjeve të fuqishme, dhe të jenë të suksesshme. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ