Maqedoni

Dakordimi mbi marrëveshjen politike, Bakiu: Kompromisi më 6 tetor me presion ndërkombëtar

04.10.2015 14:00

S’ka më shkelje të afateve. Grupi punues më gjashtë tetor do të bjerë dakord për Kodin zgjedhor dhe mediat pasi shkeli dy afatet paraprake, atë të koriirkut dhe të dy dite më parë...

Vlerësimi vjen nga politikologu Bashkim Bakiu. Sipas tij kompromisi mbi këto çështje do të pasojë njëjtë sikurse me përzgjedhjen e prokurores speciale në momentin e fundit pas presionit të shtuar ndërkombëtarë.
 
“Mendoj se do të ketë zgjidhje dhe kjo zgjidhje do të bëhet për shkak të presionit të faktorit ndërkombëtarë, do të ketë taktizime deri në momentin e fundit, do të ketë oferta të ndryshme, do të ketë propozime të ndryshme me qëllim të përfitimeve politike për shkak se nuk bëhet plan për një të ardhme më të mirë të shtetit ose një kanalizëm institucional për shkak se kemi një shpërbërje institucionale. Jam i mendimit se do të përsëritet ajo që u dëshmua me zgjedhjen e prokurorit special respektivisht arritjen e marrëveshjes në momentin e fundit ose në minutat e fundit”, tha Bashkim Bakiu, politikolog.
 
Taktizimet Brenda grupit punues bëhen për të fituar zgjedhjet por jo edhe për vendosjen e qeverisjes së mirë në shtet thotë Bakiu.  
 
Ai nuk përjashton mundësinë edhe të krijimit të aleancave në zgjedhjet e ardhshme.
 
“Vijmë në konkluza që do të ketë edhe taktizime të ketë ndoshta edhe aleanca ndërpartiake, të ketë ketë edhe aleanca të ndryshme me qëllim të arritjes së përfitimit politik në zgjedhjet e ardhshme”, shtoi Bakiu.
 
Edhe burime brenda grupit punues njoftojnë se komrpomisi është i vështirë dhe sipas gjitha gjasave çështjet do të mbyllen mëngjesin e gjashtë tetorit, nën presion të shtuar ndërkombëtarë.
 
Lideri i opozitës maqedone Zoran Zaev ka bërë thirje për ndërprejen e obstrukcioneve brenda grupit punues me qëllim të arritjes së marrëveshjes para afatit përfundimtarë.
 
MERAL ISMAILI