Maqedoni
Dibër: Përurohet monografia “I përkushtuari”
04.10.2015 14:36
Një ngjarje e veçantë, në ambient vendor, me auditor akademikesh, mësuesish e intelektualë nga Dibra Peshkopia e Tirana...

Një ngjarje e veçantë, në ambient vendor, me auditor akademikesh, mësuesish e intelektualë nga Dibra Peshkopia e Tirana u përurua monografia “I përkushtuari” kushtuar mësuesit të përjetshëm Ismail Erebara shkruar nga Faik Xhani e Hatixhe Erebara.
Ky event kulturor me evokimin e kujtimeve nga nxënës e kolegë të Ismail Erebarës gjasoi në një spektakël artistik e kulturor duke evokuar kujtime për mësuesin e përjetshëm ismail Erebara, i cili edhe pse i lindur në Dibër gjith angazhimin e tij të msuesisë së matematikës e ka realizuar në peshkopi, nënvizoi gjat fjalës përshëndetëse autori i librit Faik Xhani.
Për meritat e personazhit të monografisë Erebara Kryetari i Komunës së Dibrës shprehu se për mësuesit e vyer gjithmonë jemi nxënës.
Artëdashësit e fjalës së shkruar si Medi Dema, Mevlud Buci, Qazim Shehu e të tjerë shtruan në podium meritat e Ismail Erebarës si arsimdashes në nxjerjen e gjeneratave të reja i cili për mësimin, nuk njohu vite, nuk njohu moshë, nuk njohu lodhje, përkundrazi, mbeti gjithmonë i obliguar dhe i përkushtuar.
Pas dokumentarit të paraqitur për Ismail Erebarën i përkushtuari në libër Ismail Erebara shprehu se pas dekada pune si mësues, ne korrim frytin e profesionit tonë si edukator, nderimin respektin e thellë dhe vlerësimin e merituar të veprës sonë të jetës që është dhe mbetet si kurorë plot dritë e bukuri me shpirtërat njerëzore.
ATLI DEMA
