Maqedoni
Shoqata “Borka”: Rritet vetëdija për preventive nga kanceri i gjirit
04.10.2015 15:30
Rritet vetëdija e grave për edukimin e vazhdueshëm për parandalimin apo zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit që shpie në mjekim me të suksesëshëm...

Sot përmes shëtijes së shtatë tradicionale pjesëmarrësit e "Përpara rozë" që e organizon Shoqata "Borka”në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në vend, fuqishëm mbështetën gjitha femrat e prekuara nga kjo sëmundje, duke inkurajuar ato se me përpjekje dhe angazhim të vazhdueshëm mund ta mundin sëmundjen e kancerit të gjirit.
Kryetarja e shoqatës "Borka" Bina Dodeva tha se aktivitetet shumëvjeçare në këtë drejtim po japin rezultate.
Sipas saj zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit arrijnë të shërohen mbi 98 % të grave të prekuara.
"Gjithnjë e më i madh është numri i grave të cilat rregullisht shkojnë në kontrolle, dhe kjo tregon se vetëdija tashmë është ngritur. Në këtë drejtim ndihmoi shumë edhe vendosja e skriningut”, tha Bina Dodeva, kryetarja e shoqatës "Borka”
Duke e përshëndetur angazhimin e shoqatës "Borka", por edhe praninë e të gjithë vullnetarëve, ambasadori amerikan, Xhes Bejli tha se një numër I njerëzve në botë sot nuk kanë nënë, motër, gjyshe, kushërirë, vajzë, mike që nuk vuan nga kanceri i gjirit.
“Kjo është diçka që të gjithëve na bashkon. Sot jemi të bashkuar në marshim për mbështetjen e shërimit dhe ngritjen e vetëdijës më të madhe, sepse ajo i shpie gratë drejt zbulimit të hershëm të sëmundjes dhe shpëtimin e jëtës”, tha Xhes Bejli, ambasador i SHBA-ve
Konsiderohet se këtë vit në Maqedonis ka mbi 1.200 të sëmurë të rinj, që është pothuiajse nga tre gra në një ditë. Në shetitje morën pjesë edhe një numër i madh i grave të moshave të ndryshme.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
