Botë
Serbia i kërkon ndihmë Rusisë, kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO
04.10.2015 16:01
Partitë radikale serbe kanë shtuar trysninë e tyre ndaj Beogradit zyrtar për të rritur përpjekjet diplomatike më qëllim refuzimin e Kosovës në UNESCO...

Përmes një deklarate Partia Popullore e Serbisë, e cila drejtohet nga Neboshnja Korac, kërkon qeverisë së kryeministrit Vuçiç të bëjë një thirrje publike për ndihmë nga Rusisa, e cila me lobimin e saj të ndikojë negativisht për pranimin e Kosovës.
Në të njëjtën thirrje, ky subjekt radikal politik, i kërkon Serbisë të lobojë dhe me vendet e Briksit, mes të cilave Brazilin, e Indinë, që i cilëson si aleatë të vjetër, për të refuzuar Kosovën.
Kjo parti e konsideron Kosovën si një vend pa identitet e të ardhme.
Kërkesa vjen ne nje kohe qe kryeministri shqiptar Edi Rama, kërkoi nga Asambleja e Përgjithshëm e Kombeve të Bashkuara, njohjen e Kosoves nga te gjithë vendet qe nuk e kane ndërmarre ende një hap te tille.
Influenca e Partisë Popullore Serbe, ka rënë ndjeshëm në zgjedhjet e fundit, pasi ky subjekt ka marrë vetëm dy deputetë.
Për këtë ka ndikuar dhe largimi i liderë së saj Maja Gjokoviç.
