Maqedoni

Legjislacioni zgjedhor, shumë debat, asnjë dakordim, OSBE rekomandon që ndryshimet të bëhen në kohë

04.10.2015 17:07

Përkundër pritjeve që Grupi i punës të mbyll çështjen rreth votimit të diasporës, një gjë e tillë nuk ndodhi dje...

Dy ditë para përfundimit të afatit për miratimin e pakos zgjedhore, Grupi vazhdoi bisedimet për legjislacionin zgjedhor edhe të dielën.
 
Votimi i diasporës, përbërja dhe kompetencat e KSHZ-së, pastrami i Listës zgjedhore dhe ankimimi në shkallë të dytë për parregullsitë zgjedhore, janë çështje të hapura të cilat partitë politike, përkatësisht Grupi punues duhet t’i dakordojë deri të hënën, që ditën e martë të miratohen në Kuvend.
 
Ambasadorja e OSBE-së Nina Suomallajnen, pa dashur të hyjë në detaje rreth zgjidhjeve për pakon zgjedhore, thotë se me angazhim serioz të njerëzve kompetent dhe institucioneve të pavarura mund të arrihet të përgatiten zgjedhje korrekte dhe demokratike.
 
“Institucioni i OSBE-ODIHR-i jep këshilla për praktikat më të mira, u takon partive politike që të dakordohen se cilat praktika do t’i zbatojnë në vendin tuaj. Sidoqoftë aty është legjislacioni zgjedhor, dhe regjistrimi i votuesve. Një gjë është shumë me rëndësi pavarësisht se çfarë ndryshohet, ato ndryshime nuk duhet të ndodhin afër zgjedhjeve”, tha Nina Suomallajnen, Ambasadore e OSBE-së.
  
Përderisa, partitë politike e kanë vështirë zbatimin e Marrëveshjes politike të dy qershorit, e cila duhet të finalizohet me organizimin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, korekte dhe demokratike, OSBE veç ka filluar përgatitjet për të mbikqyrjen e gjithë procesit zgjedhor thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Amabasadorja e OSBE-së Nina Suomallajnen. 
 
“Ata veç më ishin këtu në disa vizita përgatitore. Do të kenë një mision për përcaktimin e nevojave, i cili do të fillojë të funksionojë në nëntor, pastaj në bazë të asaj do të vendosin se sa do të qëndrojë msioni vëzhgues. Zakonishtë fillon dy muaj para zgjedhjeve, por në këtë rast mbase edhe më herët”, shtoi Suomallajnen.
 
OSBE është përfshi në Grupin punues si palë këshilluese kur janë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, ku ka ofruar mbështetje teknike dhe këshilla ekspertësh.
 
SHPËTIM NUREDINI