Botë

Shkodër, RENEA qëllon për vdekje vrasësin e komandantit të policisë

04.10.2015 18:24

Pas 12 orë rrethim nga forcat RENEA, është qëlluar për vdekje autori i vrasjes së komandantit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë...

Pas 12 orë rrethim nga forcat RENEA, është qëlluar për vdekje autori i vrasjes së komandantit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë së Shkodrës Simon Gjeta, pasi ka refuzuar të dorëzohej duke u kundërpërgjigjur me armë.
 
Mësohet se RENEA ka qëlluar drejt 56-vjeçarit, Ruzhdi Arishta rreth orës 07.10 të mëngjesit të sotëm, duke e lënë atë të pajetë.
 
Vrasësi i komandantit te FNSH-së së Shkodrës fshihej prej orësh në shtëpinë e tij në aksin Shkodër-Muriqan.
 
Gjatë gjithë natës, RENEA ka mbajtur nën rrethim autorin e vrasjes, por ai në mënyrë të vazhdueshme ka hapur zjarr në drejtim të tyre duke mos ju bindur thirrje për dorëzim.
 
Forcat speciale kanë përdorur gaz lotsjellës , tymuese e strune dhe i kanë bërë thirrje të dorëzohet.
 
Rreth orës 07 e 10 të mëngjesit të sotëm, në kushtet e ndriçimit të plotë efektivat e RENEA-s i kanë bërë përsëri thirrje 56-vjeçarit të dorëzohet.
 
Në momentin e ndërhyrjes në banesë, autori i krimit ishte fshehur në aneks të banesës dhe ka hapur zjarr me breshëri ndaj forcave RENEA.
 
Efektivat i janë kundërpërgjigjur ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë autori i krimit. Në operacion ishin të angazhuar 250 forca policore, 15 automjete ndër to 5 të blinduara.