Botë
Vrasja e policit në Australi, 15-vjeçari mund të ketë lidhje me terrorizmin
04.10.2015 19:44
Vrasja e një polici australian nga një 15-vjeçar me shumë gjasë ka lidhje me terrorizmin...

Sipas autoriteteve në Sydney 58-vjeçari u qëllua pasi la punën ditën e premte nga një adoleshent i armatosur.
Pas verifikimeve rezultoi se atentatori ishte nga Irani dhe besohet se vrasja ishte e motivuar politikisht dhe për arsye të lidhura me terrorizmin.
Sipas ministrit të Brendshëm australian, komuniteti islam nuk është i diskriminuar në vend, megjithatë ai shprehu angazhimin se do të punojnë së bashku për të trajtuar problemin e radikalizmit, veçanërisht në mesin e të rinjve./Top Channel
