Botë

Masakra në Oregon, Trump: Mësuesit të pajisen me armë

04.10.2015 20:06

Pas incidentit tragjik që goditi kolegjin amerikan në Oregon, Donald Trump ka dhënë versionin e tij sesi mund të parandalohen ngjarje të tilla të rënda...

Pas incidentit tragjik që goditi kolegjin amerikan në Oregon, Donald Trump ka dhënë versionin e tij sesi mund të parandalohen ngjarje të tilla të rënda, që tashmë janë bërë të njëpasnjëshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Sipas tij, nëse mësuesit do të jenë të armatosur skenarë të tilla vdekjeprurëse do të parandalohen.
 
Më përpara ai ishte shprehur se janë problemet mendore shkaktari i të tilla incidenteve, dhe si zgjidhje Trump thotë se mësuesit duhet të pajisen me licencë për armëmbajtje.
 
“Unë personalisht e kam një leje për armë në Nju Jork”, u shpreh kandidati republikan për president të SHBA-ve.
 
“Nëse më sulmojnë, unë do të kundërpërgjigjem”, e mbylli ai fjalën./Top Channel