Maqedoni

Moti në Maqedoni me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiu

05.10.2015 09:06

Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut veçanërisht në pjesët lindore të vendit...

Do të fryjë erë e dobët në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperatura më e lartë e ajrit do të lëvizë në interval prej 19 deri në 27 gradë.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me vranësira mesatare. Kah fundi i ditës do të ketë kushte për reshje të shkurta lokale. Do të fryjë erë e dobët në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 11 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri në 24 gradë.