Maqedoni
Kuvendi duhet ta vazhdojë seancën e 67-të
05.10.2015 09:15
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 67-të...

Në rend dite të seancës, mes tjerash, janë propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për kadastër të patundshmërive, për vlerësim, për ndërmjetësim, për ekspertizë, për Akademi për gjykatës dhe prokuror publik, për veprim sipas parashtresave dhe propozimeve dhe për menaxhim elektronik, të gjitha në lexim të parë.
Deputetët në kuadër të kësaj seance duhet t'i shqyrtojnë edhe ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, për siguri dhe shëndet gjatë punës, për mbrojtje sociale, për trajnim dhe provim për drejtorët e shkollave fillore, shkollave të mesme, shtëpive të nxënësve dhe universitetit të hapur qytetar për mësim të përjetshëm, për Akademinë për mësimdhënës..., gjithashtu, në lexim të parë.
Kuvendi i Maqedonisë duhet të debatojë edhe për disa propozim vendime ligjore të parashtruara nga deputetët, nga partitë opozitare, si dhe Propozim ligji për kryerjen e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, me procedurë të shkurtuar./mia
