Maqedoni
Qarkorja e mbyllur për komunikacion prej sot e deri të premten
05.10.2015 09:24
Incizimi i filmit francez "A Fond" sot vazhdon me ç'rast qarkorja e Shkupit do të jetë e mbyllur për komunikacion...

Incizimi i filmit francez "A Fond" sot vazhdon me ç'rast qarkorja e Shkupit do të jetë e mbyllur për komunikacion në pesë ditët e ardhshme nga ora 5:00 deri në orën 18:00.
Përderisa kushtet e motit janë të këqija dhe moti është me shi, qarkorja do të jetë e hapur për qarkullim, por pastaj do të shfrytëzohen ditë shtesë për incizim.
Incizimi në këtë lokacion, siç është planifikuar, duhet të përfundojë më 10 tetor, por për shkak të kushteve të këqija të motit në disa ditë nuk është incizuar, afati do të prolongohet./mia
