Botë
Gjermani, priten afro 1.5 milion emigrantë
05.10.2015 09:55
Gjermania përgatitet për afro 1.5 milion emigrantë këtë vit, që është shifër më e madhe se ato të mëparshmet, ka raportuar sot e përditshmja “Bild”...

Gjermania përgatitet për afro 1.5 milion emigrantë këtë vit, që është shifër më e madhe se ato të mëparshmet, ka raportuar sot e përditshmja “Bild”, që është gazeta më e shitur gjermane, duke cituar parashikime të fshehta të qeverisë.
“Presioni i imigrimit do të rritet më tutje. Tash ne presim prej 7 e deri në 10 mijë kalime ilegale të kufirit çdo ditë në tremujorin e fundit”- shkruan “Bild”.
Sipas gazetës, autoritetet gjermane janë të shqetësuara për rrezikun e “mungesës së kushteve” dhe ato tashmë po kanë probleme me numrin e nevojshëm të kontejnerëve për vendosje dhe kapacitetet sanitare për të arriturit e rinj.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Gjermania nuk do ta dobësojë përkushtimin e vet për strehimin e azilkërkuesve.
