Botë

Siri, militantët e IS-it e shkatërruan një objekt antik

05.10.2015 10:01

Aktivistët sirianë thonë se militantët e “Shtetit Islamik” (IS) e kanë shkatërruar një strukturë harkore, të vjetër afro 2 mijë vjet, në qytetin e lashtë Palmira...

Ky është objekti i fundit historik që shkatërrohet nga militantët e “Shtetit Islamik”, në territorin që e ka nën kontroll në Irak dhe Siri.
 
Harku i Triumfit ishte njëri nga objektet më të njohur në qytetin Palmira, i cili prej muajit maj të këtij viti është i okupuar nga militantët e IS-it.
 
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se militantët e kanë shkatërruar këtë hark dje, pasi ornamentet në shtyllat e tij ky grup ekstremist i konsideron joislamike.
 
Ky hark monumental ishte në krye të shtyllave në rrugët e qytetit të lashtë Palmira, që e lidhte Perandorinë Romake me Persinë.