Botë

“Mjekët pa kufij” largohen nga Kunduzi

05.10.2015 10:12

Organizata “Mjekët pa kufij” (MSF) thotë se do t’i përfundojë operacionet e veta në qytetin Kunduz në Afganistan...

Organizata “Mjekët pa kufij” (MSF) thotë se do t’i përfundojë operacionet e veta në qytetin Kunduz në Afganistan, pasi nga një sulm ajror i dyshuar i Shteteve të Bashkuara janë vrarë së paku 22 vetë.
 
Kjo organizatë ka kërkuar hetim të pavarur për atë që ajo e ka cilësuar si krim lufte.
 
“Sipas perceptimet të qartë se është kryer krim lufte, ‘Mjekët pa kufij’ kërkojnë hetim të plotë dhe transparent lidhur me këtë ngjarje nga një organ ndërkombëtar i pavarur”- tha drejtori i përgjithshëm i “Mjekëve pa kufij”, Christopher Stokes.
 
MSF thotë se nga sulmi në mëngjes të datës 3 tetor janë vrarë 22 vetë– 12 anëtar të personelit dhe 10 pacientë. Kjo organizatë, po ashtu, i ka hedhur poshtë pohimet për praninë e ndonjë militanti në spital.
 
Zyrtarët afganë kanë pretenduar se kryengritësit e shfrytëzonin spitalin si pozicion për t’i marrë në shënjestër forcat afgane dhe civilët. 
 
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se Pentagoni e ka filluar “hetimin e plotë” lidhur me këto sulme ajrore.