Botë

Mbi 100 refugjatë do ta padisin Çekinë për mbajtje të paligjshme

05.10.2015 10:37

Njëqind e njëzet e tre refugjatë, të cilët mendojnë se janë mbajtur në mënyrë të paligjshme nga ana e autoriteteve çeke në qendrat speciale...

Njëqind e njëzet e tre refugjatë, të cilët mendojnë se janë mbajtur në mënyrë të paligjshme nga ana e autoriteteve çeke në qendrat speciale, do ta padisin Qeverinë, ndërsa deri më tani gjykatat çeke në 36 raste kanë gjykuar në dobi të tyre, kumtoi ministri i Drejtësisë Robert Pelikan.
 
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Praga, Pelikan, gjithashtu tha se gjendja në qendrat për kujdesie të refugjatëve në vend, në shumë aspekte janë më të këqija nga kushtet në burgje.
 
"Ata njerëz nuk janë atje për të qenë të dënuar. Sipas ligjeve tona, ata kanë bërë vetëm kundërvajtje, ndërsa nga ana psikike atje është tmerr", shtoi Pelikan.
 
Pelikan vlerësoi se shteti dhe qytetarët gjithashtu kanë të drejtat e tyre dhe se nuk duhet të minimizohen problemet me emigrantët.
 
"Shumica e tyre nuk dëshirojnë të identifikohen dhe të bashkëpunojnë me organet. Nuk jemi në dijeni nëse janë rrezik për shoqërinë. I respektojmë ligjet dhe kjo është rruga e vetme në kaosin rreth nesh", tha shefi i Ministrisë çeke të Drejtësisë./mia