Botë

Tetë viktima në përmbytjet në Karolinën Veriore dhe Jugore

05.10.2015 11:29

Përmbytjet në Karolinën Veriore dhe Jugore morën jetën e shtatë njerëzve, përderisa qindra persona janë shpëtuar nga uji...

Përmbytjet në Karolinën Veriore dhe Jugore morën jetën e shtatë njerëzve, përderisa qindra persona janë shpëtuar nga uji i ardhur pas reshjeve të rrëmbyeshme disa ditë me radhë, të cilat i përmbytën rrugët, shkaktuan qindra aksidente rrugore dhe paraqesin kërcënim për popullatën, e cila do të mbesë pa ujë për pirje.
 
Në Karolinën Jugore gjashtë raste të vdekjes janë të lidhura me kushtet e motit nga të cilat katër persona janë viktima të aksidenteve rrugore, përderisa edhe dy raste të vdekjes janë paraqitur në Karolinën Veriore.
 
Në autostradën ndërkombëtare, e cila i lidh dy shtetet amerikane, patrulla e trafikut ka paraqitur 315 ndeshje, ndërsa 318 rrugë janë përmbytur.
 
Reshjet e shiut i kanë përmbytur edhe autostradat përgjatë bregut të Karolinën Veriore midis Çarlston dhe Xhorxhtaun, qytet me nëntë mijë banorë, i cili është bllokuar nën ujë, ashtu që ato janë të mbyllura për qarkullim.
 
Janë zbatuar qindra operacione për shpëtim dhe tetë ekipe të shpëtimit ende janë në aksion, me pritje se do t'i bashkëngjiten ekipet e shteteve tjera amerikane, kumtoi Drejtoria për situata të jashtëzakonshme e Karolinës Jugore.
 
Guvernatorja e Karolinës Jugore Niki Halej vlerësoi se bëhet fjalë për përmbytje, të cilat ndodhin në herë në njëmijë vjet.
 
Presidenti amerikan Barak Obama gjatë fundjavës shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Karolinën Jugore për shkak të reshjeve të vazhdueshme./mia