Maqedoni

Dy gostivarase janë helmuar nga kërpudhat

05.10.2015 12:02

Dy gostivarase kanë ranë pa vetëdije pasi me siguri dje janë helmuar me kërpudha helmuese...

Ato që mbrëmë janë dërguar në Klinikat e Shkupit , ku mjekët luftojnë për jetët e tyre.
 
Sipas informacioneve të SPB Tetovë, mbrëmë rreth orës 18:30 minuta në Spitalin e Gostivarit janë dërguar K.P (67) dhe nusja e saj K.P.(30) nga lagjja "Cigllana 2".
 
Gruaja më e moshuar ishte pa vetëdije, ndërsa tjetra dukshëm e hutuar. Ajo ka arritur të sqarojë se paraprakisht kanë mbledhur dhe pastaj edhe kanë ngrënë kërpudha. Më pas kanë pasur nxitje për vjellje dhe dhimbje.
 
Për shkak të seriozitetit të gjendjes shëndetësore, pas ndihmës së parë, ato janë transferuar në Klinikat e Shkupit dhe sipas informacioneve të para nuk janë të vetëdijshme.
 
Paramendohet se helmimi është shkaktuar nga konsumimi i kërpudhave amanita./mia