Botë

Fabius: Konflikti sirian mund të shndërrohet në luftë më të gjerë fetare

05.10.2015 12:49

Ministri francez i Punëve të Jashtme Loran Fabius sot deklaroi se sulmet ajrore në Siri duhet të orientohen kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik (SHI)...

Ministri francez i Punëve të Jashtme Loran Fabius sot deklaroi se sulmet ajrore në Siri duhet të orientohen kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik (SHI), por edhe kundër grupeve tjera të cilat "konsiderohen si terroriste", duke shprehur rrezik se përleshja siriane mund të shndërrohet në luftë të gjerë fetare.
 
Duke e komentuar deklaratën e presidentit francez Fransoa Oland se sulmet ajrore ruse "duhet të orientohen kundër SHI-së dhe vetëm kundër SHI-së", Fabius sqaroi se kjo nuk i përjashton grupet tjera siç është Fronti Al Nusra.
 
"Kur shikoni një konflikt i cili fillimisht ishte luftë qytetare, se bëhet luftë rajonale e cila i përfshin forcat ndërkombëtare, Rusinë, Iranin, SHBA-në, atëherë rreziqet janë serioze. Rreziku më i tmerrshëm është përleshja të shndërrohet në fetare", theksoi Fabius.
 
Sipas tij, përderisa ekziston popullatë shiite në njërën anë me aleatët e saj dhe popullatë sunite në anën tjetër me aleatët e saj, atëherë mund të jetë shumë rrezik./mia