Botë
Lindja e Mesme: Izraeli sulmon Rripin e Gazës
05.10.2015 13:08
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Peter Lerne, ka theksuar se armata ajrore e ushtrisë së tij ka sulmuar gjatë mëngjesit të sotëm...

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Peter Lerne, ka theksuar se armata ajrore e ushtrisë së tij ka sulmuar gjatë mëngjesit të sotëm, e Hënë, një objekt të Hamasit në Gaza.
“Ky veprim erdhi si pasojë e sulmit raketor të Hamasit në jugun e Izraelit,” tha mes tjerash ai.
Së fundi është tensionuar mjaft gjendja në Izrael e Palestinë, ku përveç Gazës tani objekt sulmesh ka pasur edhe në Jeruzalem dhe Hebron. Presidenti palestines, Mahmud Abbas, ka thirrë palët për përmbajtjen e marrëveshjes së paqes nënshkruar në Oslo, 1993./Bota sot
