Show Biz
Will Smith i rikthehet muzikës
05.10.2015 15:04
Princi i Bell Air rikthehet sërish. Will Smith i kthehet muzikës pas një pauzë 10-vjeçare...

I nominuari për Oskar, i cili mbushi 47 vjeç javën e kaluar, ka publikuar një remiks me këngën “Fiesta”, të grupit kolumbian të dancit, Bomba Estereo.
Reperi i kthyer në një yll filmash, tha se fillimist dëgjoi këngën “electro tropical”, ndërkohë që së fundmi në një udhëtim në Kolumbi i kërkoi bandës të bashkëpunonin për këngën.
Smith, i cili shiti 20 milionë albume, nuk kishte bërë regjsitrim që nga albumi “Lost and Found” në 2005./Top Channel
