Çmimet e benzinës dhe dizelit të pandryshuara edhe në dy javët e ardhshme
05.10.2015 15:35
Çmimet me pakicë të benzinës dhe të dizelit mbeten të pandryshuara, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë...

Edhe në dy javët e ardhshme eurosuper BS 95 do të shitet nga 62,50 denarë për litër, eurosuper BS 98 nga 64,50 denarë për litër, eurodiseli për 50 denarë dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 38,50 denarë për litër.
Me vendimin e Komisionit Rregullator ulet çmimi me pakicë i mazutit dhe do të arrijë 20,08 denarë për kilogram.
Kursi i çmimit mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror arrin 47,2 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin 55,06 denarë.
