Në Hasanbeg të Shkupit u bë hapja e një ordinance shëndetësore

05.10.2015 16:28

Sot, në fshatin Hasanbeg u bë hapja e Ordinancës Shëndetësore “Medical Point”, e cila do të funksionojë si Qendër për Shërbim Mjekësor Primar, e cila ka marrëveshje me Fondin e Shëndetësisë dhe marrëveshje me shërbimet e licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, theksoi mjeku, njëherit dhe pronar i kësaj ordinance, Besir Murtezani....

Në këtë ambulancë do të kryhen shërbime shëndetësore nga personeli mjekësor i përbërë nga tre mjekë dhe dy motra, e cila do të ketë kapacitet për 6 mijë pacientë, që mund të regjistrohen prej ditës së nesërme.

“Ordinanca jonë do të bëjë shërbimet mjekësore në kushte ambulancore dhe shtëpiake, e cila bën diagnostikimin, mjekimin, përcjelljen e gjendjes shëndetësore dhe rehabilitim mjekësor, gjithashtu bën edhe prevenimin, perfollaksën dhe promovimin shëndetësor, e cila më pas bën edhe dhënien e dokumenteve për aftësi për punë, ndërsa nga intervenimet që do të bëjë ordinanca do të bëhet aplikimi i terapisë ampulare, e cila do të jetë muskulore, subkutane dhe intraviroze. Bëhet edhe dhënia e infuzioneve intraviroze, ekageja standarde e zemrës, klizma terapeutike dhe pastruese, inoskopia e përparme, toskopia e veshëve, kontrolli eftamologjik të syve etj”- deklaroi mjeku, Besir Murtezani.

Kjo ordinancë u bë me vetë iniciativë nga familjarët të cilët e panë të arsyeshme dhe të nevojshme për t’u shërbyer popullatës të kësaj lagjeje. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)