Këshilli i Prokurorëve shtyn për një javë propozimet e Janevës
05.10.2015 18:08
Këshilli i Prokurorëve Publik e ka shtyrë për një javë emërimin e 14 prokurorëve të propozuar nga prokurorja speciale, Katica Janeva, për kompletimin e ekipit të saj...

Megjithëse pritet që sa më shpejtë të kompletohet ekipi i prokurores special që të nisë me punë për hetimin e aferës së përgjimeve apo rastin “Puç”, Këshilli i Prokurorëve javën e ardhshme do të miratojë prokurorët e propozuar nga Janeva.
Jozyrtarisht në media përfliten emra të disa nga kandidatët e propozuar që nuk do të marrin “aminin” e Këshillit.
Janeva, ditë më parë ka përzgjedhur 14 prokurorë, 4 prej të cilëve janë shqiptarë, duke theksuar se ky është numri i domosdoshëm për procedimin efikas të rasteve në kompetencë të Prokurorisë Speciale.
