Të enjten mbledhje e Kuvendit, opozita sërish kërcënohet me bllokim
05.10.2015 18:11
Kryesia e Kuvendit të Kosovës pa praninë e përfaqësuesve të opozitës, të cilët e kanë bojkotuar mbledhjen, ka vendosur që vazhdimi i seancës së Kuvendit të mbahet të enjten...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se bllokimi i Kuvendit që po e bënë opozita është situatë jodinjitoze dhe po pengon zhvillimin ekonomik.
Por, opozita nga kanë ftuar Qeverinë që të tërheq nënshkrimet nga marrëveshjet për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin, duke theksuar se vetëm në këtë formë Kuvendi mund t’i kthehet punës normale.
Por, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka kërkuar nga opozita që të mos e bllokojnë punën e Kuvendit, pasi, sipas tij, me veprime të tilla po e rrezikon shtetin dhe stabilitetin e institucioneve.
