Maqedoni
Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla
06.10.2015 09:04
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi veriperëndimor...

Nëpër disa fushëgropa ka kushte për mjegull të dobët.
Temperatura e mëngjesit në vend do të ulet në interval prej 4 deri në 12, ndërsa më e larta e ditës prej 20 deri në 27 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit në vend do të ulet deri në 11 gradë, ndërsa më e larta e ditës do të arrijë deri në 25 gradë Celsius.
Nga e mërkura rajoni ynë do të jetë nën ndikim të serisë nga valët e lagështa ajrore nga Mesdheu. Moti do të jetë i ndryshueshëm, ndërsa në disa vende dukshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, të cilat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe pritet në më shumë vende të reshin mbi 20l/m2 shi në ditë. Temperaturat ditore do të jenë në rënie dhe do të lëvizin prej 12 deri në 22 gradë Celsius.
