Botë

Në Mesdhe shpëtohen më shumë se 1.800 refugjatë

06.10.2015 09:45

Më shumë se 1.800 refugjatë janë shpëtuar në disa operacione në afërsi të bregut libian në Detin Mesdhe, njoftoi roja bregdetare italiane...

Gjithsej janë shpëtuar 1.830 persona të cilët ndodheshin në katër barka gome.
 
Në gjashtë aksione për shpëtim gjatë ditës së djeshme, kanë marrë pjesë tre anije italiane si dhe nga një anije nga Britania dhe Irlanda.
 
Gjatë këtij viti më shumë se gjysmë milionë migrantë dhe refugjatë kanë ardhur deri në Evropë, ndërsa rreth 2.900 i kanë humbur  jetët e tyre në atë rrugë./mia