Botë
ShBA, zënka për një këlysh përfundon me vrasje
06.10.2015 09:50
Një djalë 11 vjeçar në shtetin amerikan të Tennessee është në mbajtje mbi dyshimin për vrasjen e fqinjës së tij 8 vjeçare pas një zënke lidhur me një këlysh...

Djali është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, si një i mitur. Sipas policisë, ai shtiu në vajzën të shtunën mbrëma me armën e babait të tij pasi ajo e refuzoi atë ta shihte këlyshin e saj. Vajza është identifikuar si McKayla Dyer.
Nëna e saj, Latasha, ka thënë se të dy fëmijët kanë shkuar në të njëjtën shkollë.
“Ai është tallur me të, duke e thirrur me emra të ndryshëm dhe është treguar i keq me vajzën. Ai u largua për pak kohë, pastaj papritmas u shfaq duke e vrarë atë”- ka thënë nëna e vajzës.
