Botë

Një i vdekur gjatë zjarrit në një hotel malor në Sllovaki

06.10.2015 10:54

Një njeri e ka humbur jetën, ndërsa shtatë janë lënduar gjatë zjarrit në hotelin "Junior" në qendrën e skiimit Jasna...

Një njeri e ka humbur jetën, ndërsa shtatë janë lënduar gjatë zjarrit në hotelin "Junior" në qendrën e skiimit Jasna, në malet Ninski Tatri në Sllovakinë qendrore, kumtuan mediat lokale.
 
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, sipas informacioneve, në vend gjenden disa zjarrfikës dhe janë evakuuar mbi 130 njerëz.
 
Arsyet për zjarrin po hetohen./mia