Botë
Tusk: 3 milionë migrantë mund të vijnë në BE
06.10.2015 11:04
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se Turqia e ka paralajmëruar BE-në, se edhe miliona migrantë të tjerë mund të largohen nga lufta civile në Siri...

Tusk u ka thënë ligjvënësve të BE-së se bazuar në “vlerësimin e Turqisë, edhe tre milionë migrantë potencialë” do të mund të vijnë vetëm nga Aleppo dhe rrethinat tjera.
Ai ka shtuar se “sot miliona refugjatë dhe migrantë potencialë janë duke ëndërruar Evropën.”
Deklaratat e Tuskut, vijnë pas takimit të tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Bruksel./evropaelire
