Maqedoni

NATO: Incidenti rus në Turqi nuk është i rastësishëm

06.10.2015 11:53

NATO ka deklaruar se shkelja e hapësirës ajrore të Turqisë nga ana e Rusisë, gjatë vikendit “nuk duket si aksident,” raporton BBC...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Rusia nuk ka dhënë “ndonjë shpjegim të vërtetë” pas dy incidenteve, të cila janë vlerësuar si të “papranueshme”
 
Rusia ka deklaruar se shkelja e parë ka zgjatur vetëm disa sekonda dhe është bërë nga moti i keq.
 
Priten deklarata rreth shkeljes së dytë, të hapësirës turke.
 
Rusia ka filluar sulmet ajrore në Siri, të mërkurën e kaluar./evropaelire