Milloshovski: Zaev paralajmëron 15 shtatorin e ri
Zoran Zaev e paralajmëroi 15 shtatorin e ri. Shumë fjalë, shumë ide, shumë premtime, ndërsa kurrfarë rezultate, vlerësoi Antonio Milloshoski...

Zoran Zaev e paralajmëroi 15 shtatorin e ri. Shumë fjalë, shumë ide, shumë premtime, ndërsa kurrfarë rezultate, vlerësoi Antonio Milloshoski, njëherit anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së lidhur me projektin "Vizioni për Maqedoninë", të cilin e shpalli dje lideri i LSDM-së.
"Zoran Zaev është përballur me humbje zgjedhore e cila e pret dhe që nuk do të mundet të arsyetohet me kurrfarë gënjeshtra dhe manipulime në muajin prill të vitit të ardhshëm. Nuk ka zgjidhje, duhet të premtojë gjithçka, që të paktën ta shpëtojë veten dhe funksionin e tij në LSDM"- theksoi Milloshoski, sipas të cilit udhëheqësia e LSDM-së është frikësuar nga numri i madh i masave dhe projekteve konkrete të cilat i zbaton kjo Qeveri.
Paralajmërimi i LSDM-së, tha Milloshoski, është diçka që VMRO-DPMNE-ja e bën veç më dhjetë vjet, para dhe në çdo cikël zgjedhor.
"Dhjetë vjet përgatisim programe dhe këtë e bëjmë me qytetarët, i dëgjojmë nevojat e tyre, i përfshijmë në projekte, japim afate dhe punojmë në realizimin e tyre"- theksoi Milloshoski.
Sipas tij, Zaev e gënjen shtetin e tij.
"Paralajmëroi 30 fabrika të reja dhe 3000 vende pune të reja në Strumicë, por asgjë nuk është plotësuar”- tha Milloshovski, i cili përmendi edhe premtimet tjera të Zaevit në cilësinë e kryetarit të Strumicës.
