U lëshuan vërtetime të reja për qëllimin e shprehur për kërkesë të azilit 2.328 të huajve

06.10.2015 13:20

Gjatë periudhës prej orës 08:00 më 05.10.2015 deri më 06.10.2015 në orën 08:00, janë dhënë vërtetime për gjithsej 2.328 shtetas të huaj, prej të cilëve 1.484 janë të gjinisë mashkullore, 283 janë të gjinisë femërore, 483 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 78 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prind, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të të drejtës së azilit...

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, kumtoi sot MPB, më të shumtë janë shtetasit nga Siria, 1.288, Afganistani 747, nga Iraku 118, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhën prej 19.06.2015 deri më 06.10.2015 në orën 08:00, janë dhënë vërtetime për gjithsejt 120.370 shtats të huaj, prej të cilëve, 79.574 janë meshkuj, 15.952 janë gra, 20.619 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllim të shprtehur për parashtrim të kërkesës për njohje të të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit nga Siria 87.262, më pas Afganistani 16.599, Iraku 7.841, pakistani 3.152, Palestina 1.211, Irani 829, Somalia 740, Bangladeshi 717, Kongo 372, Nigeria 229, kameruni 190, Eritrea 168, Etiopia 144, Sudani 120, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhën prej orës 08:00 më 05.10.2015 deri më 06.10.2015 në orën 08:00 në Sektorin për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesë për njohje të së drejtës për azil.

Nga fillimi i lëshimit të vërtetimeve deri më 06.10.2015 në Sektorin për azil janë parashtruar 50 kërkesa për njohje të azilit në bazë të vërtetimit paraprak, me ç'rast 37 kërkesa janë nga shteas të Sirisë.

Në IP Qendra e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për datën 05.10.2015 janë evidentuar pesë kërkues të azilit, të gjithë meshkuj. (mia.mk)