Rreth 560.000 migrantë kanë arritur në Evropë nga fillimi i vitit
06.10.2015 13:48
Nga fillimi i vitit në Evropë përmes Detit Mesdhe kanë arritur 557.899 migrantë dhe refugjatë, kumtoi Organizata Ndërkombëtare për Migrim...

Numër më të madh të migrantëve dhe refugjatëve ka pranuar Greqia, 421.341, ndërsa në Itali kanë arritur 133.451 persona.
Shumica të cilët kanë arritur në Greqi janë sirianë (175.375), afganë (50.177), dhe pakistanë (11.289). Në Itali kanë udhëtuar më së shumti eritrianë (30.708), nigerianë (15.113) dhe somalezë (8.790).
Sipas të dhënave të organizatës ndërkombëtare 2.987 persona kanë humbur jetën në Detin Mesdhe gjatë përpjekjes të arrijnë deri në Evropë. (mia.mk)
