Maqedoni

Izairi: “Jugohrom” i ka kaluar të gjitha afatet

06.10.2015 14:26

Kompania “Jugohrom” i ka kaluar të gjitha afatet për të plotësuar standardet për marrjen e lejes-A ekologjike të integruar...

Ministri i Mjedisit, Nurhan Izairi, thekson se qëndrimi i ministrisë që drejton ai është që kompanitë të cilat nuk i plotësojnë standardet ekologjike të mbyllen, por kjo varet nga qeveria, thotë ministri. 
 
“Qëndrimi ynë është që kompanitë të cilat nuk i plotësojnë këto kushte duhet të mbyllen. Jo për arsye që punëtorët të ngelin në rrugë, ne nuk jemi që punëtorët të ngelin në rrugë, por kompanitë duhet t’i plotësojnë standardet. Nëse “Jogohromi” do të ishte serioze, do t’i kishte plotësuar standardet, por ajo deri tani nuk i ka plotësuar dhe ne propozojmë që kjo kompani të mbyllet deri në plotësimin e standardeve. Mirëpo ne e bëjmë atë si ministri dhe i propozojmë qeverisë, por qeveria e merr vendimin. Ne e kemi këtë qëndrim si ministri, mirëpo a  do të mbyllet ajo  këtë vendim e merr qeveria dhe këtë pyetje duhet të ia parashtroni kryeministrit dhe ai duhet të japë përgjigje se a do mbyllet apo nuk do të mbyllet”- tha ministri i Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairi.
 
Ministri Izairi këto komente i bëri në debatin e organizuar për ndryshimet klimatike, ku ministri Izairi bëri të ditur se në këtë drejtim vendi ka bërë hapa konkret, duke miratuar të ashtuquajturin kontributin kombëtar për ndryshimet klimatike si shteti i 23–të në botë.
 
REJHANE BUSHI-METAJ