Raport-progresi, shtyhet afati
Njohësit e praktikave të Komisionit Evropian bëjnë të ditur se këtë vit vlerësimi i raport-progresit do të përfshijë metodologji të re bazuar në elementin diferencial, që do me thënë se do të vlerësohen dhe krahasohen të arriturat e vendeve nga njëra-tjetra...

Moment tjetër i ri nga praktika e deritanishme që do të gjendet në raport-progresin e sivjetmë është se në përmbajtjen e raportit do të gjendet edhe strategjia se si duhet të veprohet me përparimin në reforma, në fushat të cilat zakonisht potencohen në raporte, siç janë: administrata publike, gjyqësori dhe mediat.
Raport progresi i sivjetmë i Komisionit Evropian pritet të vlerësojë arritjet e Maqedonisë për sa i përket përmbushjes së reformave të parashtruara prej kohësh, por edhe ato të nënvizuara në raportin e Pribesë, si dhe obligimet që dalin nga marrëveshja politike. Madje, rekomandimi i sivjetmë për hapjen e negociatave pritet të kushtëzohet nga përmbushja në afatet e caktuara të të gjitha kushteve të parashikuara në Marrëveshjet e 2 qershorit dhe 15 korrikut.
Ndryshe, raport-progresi për vendet aspirante në BE, përfshirë edhe Maqedoninë, do të publikohet një javë më vonë nga data e paralajmëruar, që duhej të ishte më 14 tetor, gjë të cilën dje e ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kociançiq, për shkak se Këshilli Evropian javën e ardhshme do të mblidhet për të diskutuar për emigracionin dhe për të ruajtur vëmendjen e publikut dhe medias. Raport-progresi do të shpalohet në mesin e dytë të muajit tetor. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)
