Botë

NATO: Incidenti rus në Turqi nuk është i rastësishëm

06.10.2015 16:17

NATO ka deklaruar se shkelja e hapësirës ajrore të Turqisë nga ana e Rusisë gjatë vikendit “nuk duket si aksident,” raporton BBC...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Rusia nuk ka dhënë “ndonjë shpjegim të vërtetë” pas dy incidenteve, të cilat janë vlerësuar si të “papranueshme”.
 
Rusia ka deklaruar se shkelja e parë ka zgjatur vetëm disa sekonda dhe është bërë nga moti i keq. Priten deklarata rreth shkeljes së dytë të hapësirës turke.
 
Rusia ka filluar sulmet ajrore në Siri të mërkurën e kaluar.