Maqedoni

Kuvend, akuza dhe kundërakuza për testimin ekstern

06.10.2015 17:22

Propozimi për heqjen e testimit ekstern ka rikthyer debatin e ashpër në Kuvend midis pushtetit dhe opozitës...

Përfaqësuesit e pushtetit vlerësojnë se në arsim është investuar mjaft, ndërsa aplikimi i testimit, sipas tyre, do të ndikojë në cilësinë e arsimit fillor dhe të mesëm.  
 
Derisa Olga Najdenoska numëroi investimet në arsimin fillor dhe të mesëm, Goran Sugarevski nga LSDM kërkoi që VMRO-DPMNE të mos i shmanget temës, duke folur kështu për investimet.
 
Ai më alarmante përmendi vendosjen e notës së dobët nga notimi ekstern në dëftesën e nxënësve.
 
“Ju si kryetare e Komisionit dhe VMRO-DPMNE-së vlerësoni se testimi ekstern duhet të hiqet ose jo? Ju asnjë argument nuk dhatë. Unë drejtpërsëdrejti ju pyeta se a duhet që në dëftesa të qëndrojnë notat e dobëta. Testimi ekstern është absurd, mos ju shmangni temës”- tha Goran Sugarevski nga LSDM.
 
“Këto ligje që i propozon grupi parlamentar i LSDM-së më duhet patjetër të them se dalin nga ligjet që i ka miratuar VMRO-DPMNE dhe Qeveria. Këtu nuk është paraqitur asgjë e re, por vetëm se është fshirë mekanizmi nga ajo që deri më tani është investuar, e cila duhet të shfrytëzohet në procesin arsimor, mekanizmi i kontrollit”- theksoi Ollga Najdenovska nga VMRO-DPMNE.
 
Najdenovska nga VMRO-DPMNE kërkoi nga përfaqësuesit e opozitës të heqin dorë nga nxënësit, ndërsa deputeti tjetër nga radhët e LSDM-së, Petar Shilegov, ka thënë se në mungesë të koncepteve thelbësore VMRO meriton të quhet “VMRO-FASADA”.
 
NAIM RAMADANI