Botë

Reagimi, Shkurtimet në Air France, Hollande dhe Vals: Aktet e dhunshme të papranueshme

06.10.2015 20:34

Aktet kundër drejtuesit të Air France janë një dhunë e papranueshme dhe rrënojnë imazhin e kompanisë....

Kështu e ka komentuar presindenti francez Fransua Hollond sulmin e dhunshëm të disa punonjësve në selinë e kompanisë në Paris, duke bërë që menaxheri Xavier Broseta të largohej i terrorizuar.
 
Punëtorët e kompanisë kanë protetsuar kundër shkurtimit të stafit, i cili u rrezikon vendin e punës 2.900 personave.
 
Hollond në fjalën e tij tha se këto sjellje mund të kene pasoja të mëdha në prishjen e imazhit të kompanisë, duke i ftuar palët të zgjedhin rrugën e dialogut.
 
Kurse kryeministri i vendit Manuel Vals gjatë vizitës së tij në selinë e Air France, ku është takuar edhe me menaxherin e sulmuar, tha se do të ketë sanksione të rënda për të gjithë ata që kryejnë akte të tilla vandale.
 
Kryeministri socialist tha se ishte i “tronditur nga dhuna” e  punëtorëve dhe shprehu mbështetje të plotë ndaj menaxherit.
 
Xavier Broseta, kreu i burimeve njerëzore tha se ishte “i zhgënjyer” dhe “tronditur” nga incidenti./Ora News