Botë
Jeruzalem, Gazetarja kthehet e fashuar në ekran pasi u godit në fytyrë nga një granatë
06.10.2015 22:06
Gazetarja Hana Mahameed është kthyer në ekran, pasi u godit në fytyrë nga një granatë izraelite në lindje të Jeruzalemit...

Gazetarja e televizionit u kthye në punë me fytyrën e saj të fashuar pasi u godit nga një predhë gjatë përleshjeve mes policisë izraelite dhe demonstruesve.
Hana Mahameed, reportere e televizionit Al-Mayadeen TV me bazë në Liban, u shfaq në ekran me fasho rreth fytyrës e qafës së saj, pak kohë pasi u godit nga një granatë.
Një koleg i Mahameed, Raed Sobies, tha për The Independent se ajo nuk kishte lëndime serioze, por kishte disa plagë në fytyrë e qafë, për të cilat doktorët e kishin këshilluar të merrte pushim që të shërohej.
“Ajo u detyrua të vazhdonte punën e saj,” shtoi Sobies, “sigurisht që kjo gjë nuk është e mirë, pasi ne nuk i dimë nivelin e lëndimeve të saj, mbase mund t’i mbeten dhe shenja”.
Përleshjet ndodhën ndëras forcat e policisë izraelite po arrestonin babain e një 19-vjeçari, Fadi Alloun, i cili u akuzua se kishte qëlluar me thikë një adoleshent izraelit përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.
Zëdhënësja e policisë izraelite tha për Associated Press se oficerët iu përgjigjën demonstruesve me mjete që shërbenin për shpërndarjen e traizrave./Ora News
