Botë
Austria propozim kufizim të afatit të statusit të refugjatëve
07.10.2015 09:21
Autoritet austriake mund deri në fund të vitit të vendosin status të refugjatëve me afat të kufizuar për migrantët, të cilët vijnë nga Lindja e Afërt...

Autoritet austriake mund deri në fund të vitit të vendosin status të refugjatëve me afat të kufizuar për migrantët, të cilët vijnë nga Lindja e Afërt, deklaroi mbrëmë pas seancës qeveritare zëvendëskancelari austriak Rajnhold Miterlener.
Ai theksoi se partneri i koalicionit i Partisë Popullore Austriake, Partia Socialdemokrate e Austrisë, veç më ka filluar ta shqyrtojë propozim-ligjin.
Zëvendëskancelari shprehu një mendim se dokumenti mund të dorëzohet deri në Parlament që këtë muaj dhe të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.
Nga mesi i shtatorit, kur Austria u godit nga vala më e fuqishme nga refugjatët sirian, me propozim të tillë doli edhe ministra austriake e Punëve të Brendshme Johana Mikel Lajtner.
Ajo deklaroi se afati i statusit të përkohshëm mund të jetë i lidhur me përfundimin e luftës dhe stabilizimin e situatës në Siri.
Socialdemokratët gjithashtu shprehën gatishmëri që t'i mbështesin ndryshimet e tilla ligjore./mia
