Botë

Largohen të gjitha organizatat humanitare nga Kunduzi

07.10.2015 09:31

Të gjitha organizatat e huaja me karakter humanitar, janë larguar nga qyteti Kunduz, në Afganistan...

Kjo për arsye të vazhdimit të luftimeve atje. Deklaratat janë bërë nga zyrtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
 
“Aktualisht nuk ka asnjë organizatë humanitare në Kunduz” ka thënë zëdhënësi i agjencive humanitare të OKB, Jens Laerke.
 
Ky largim i organizatave humanitare vjen pas sulmeve të talibanëve në një stacion policie dhe një ndërtesë të qeverisë, vetëm një ditë pasi ushtria ka deklaruar se ka marrë kontrollin e qytetit nga talibanët.
 
Situata humanitare është përkeqësuar edhe më shumë në këtë qytet pas sulmit të gabuar të ushtrisë amerikane mbi një spital që udhëhiqej nga organizata Mjekët pa Kufij.
 
Nga sulmi më 3 tetor janë vrarë së paku 22 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë./evropaelire