Botë
BE paralajmëron operacion për ndalimin e barkave me refugjatë
07.10.2015 09:35
Bashkimi Evropian do të nisë një operacion të ri për ndalimin e barkave që përdoren për trafikimin e njerëzve në Detin Mesdhe...

Operacioni me emrin “Sofia” do të konsistojë në kërkimin dhe ndryshimin e drejtimit të mjeteve lundruese të mbushura me refugjatë.
Gjatë këtij viti në Evropë kanë mbërritur mbi 130 mijë emigrantë, të cilët janë nisur nga bregu i Afrikës Veriore. Më shumë se 2 mijë e 700 prej tyre janë mbytur.
Për këtë çështje, sot do t’i drejtohen Parlamentit Evropian kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Francois Hollande.
