Botë
Në Greqi është shkatërruar rrjeti kriminel për tregti me migrantë, janë arrestuar 12 persona
07.10.2015 10:35
Policia greke shkatërroi rrjetin e tregtisë me migrantë dhe arrestoi 12 persona, prej të cilëve nëntë pakistanezë...

Policia greke shkatërroi rrjetin e tregtisë me migrantë dhe arrestoi 12 persona, prej të cilëve nëntë pakistanezë, një egjiptian, një irakian dhe një siriane.
Rrjeti e ka lehtësuar hyrjen ilegale të të huajve në Greqi dhe bartjen e tyre drejt Evropës qendrore.
Grupi kriminel ka punuar prej majit të vitit 2015 dhe sipas policisë është një ndër rrjetet e këtilla më të mëdha të zbuluara në Greqi./mia
