Botë
Nga burgjet amerikane para kohe do të lirohen 6.000 të burgosur
07.10.2015 10:56
SHBA-ja do të lirojë para kohe rreth 6.000 të burgosur nga burgjet federale, në mënyrë që të zgjidhet problemi me stërngarkimin e tyre, lajmërojnë mediat amerikane...

Në liri do të jenë ata të cilët janë të ënuar me dënime të gjata me burg për shkak të veprave kriminale lidhur me stërshitje të drogës.
Lirimi do të kryhet prej 30 tetorit deri më 2 nëntor pasi që Komisioni amerikan për amnisti rekomandoi ulje të dënimve për aktvendimet e ardhshme për shitje të drogës, kumtoi Njujork tajms. Rekomandimi i tillë do të mund të sillte lirim të parakohshëm nga burgu të rreth 46.000 njerëzve, thekson Uashington post.
Një e treta e atyre që do tëlirohen para kohe, janë shtetas të huaj dhe ata do të deportohen. Në burgjet amerikane ka 2,2 milionë të burgosur dhe kjo është rreth 25 për qind nga numri i përgjithshëm i të dënuarve në botë./mia
